Lajme
Ratko Mlladiq nuk deklarohet për akuzat
Ratko Mlladiq, akuzat për gjenocid dhe krime lufte i quajti “fjalë monstruoze” dhe “të padurueshme”
Në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte, i akuzuari Ratko Mlladiq tha se është “njeri shumë i sëmurë”, raporton REL.
Ai refuzoi të deklarohet lidhur me “akuzat e papranueshme”, akuzat për gjenocid, për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.
“Unë nuk e mbroj këtu Mlladiqin, gjeneralin Mlladiq, por mbroj popullin tim, shtetin tim”, u përgjigj Mlladiqi, ndërsa kryesuesi i sqaroi se ai akuzohej dhe jo shteti, as populli i tij.
Gjyqtari kryesues, Alfons Ori, e caktoi datën e re për deklarim për fajësinë më 4 korrik.
I pyetur nga gjyqtari Ori se a i kupton të drejtat e tij si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, Ratko Mlladiq tha se është njeri shumë i sëmurë dhe se i duhet më tepër kohë për t’i kuptuar akuzat.
“Sipas akuzave, ju, Ratko Mlladiq, akuzoheni për gjenocid, krime kundër njerëzimit, shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës, duke përfshirë edhe ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, tha Orie.
Derisa e lexonte përmbledhjen e akuzave, Orie tregoi se rasti i Mlladiqit është i lidhur me rastin e Radovan Karaxhiqit, procesi ndaj të cilit tashmë ka nisur në Hagë.
Mlladiq ka qenë i njohur si “Kasapi i Ballkanit” gjatë luftërave të viteve ’90, për fushatë të ashpër që të marrë nën kontroll territore dhe më pas i “t’i pastrojë etnikisht”, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Avokati Aksel Hageldorn, që përfaqëson familjet e viktimave të Srebrenicës, ku ka ndodhur masakrimi i 8 mijë burrash dhe djemve boshnjakë, për orkestrimin e të cilit akuzohet Mlladiqi, ka thënë se është një lehtësim i madh përballja me drejtësinë e të akuzuarit.Të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës gjithashtu janë mbledhur në kryeqytetin e Bosnjës, që ta shohin përmes televizionit transmetimin e paraqitjes së parë të Mlladiqit para Tribunalit për Krime Lufte në Hagë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












