CH-Ballkani
Reagimet e mediave të huaja për trenin serb
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për trenin që u nis nga Beogradi dhe u ndal në kufi me Kosovën. Shumë prej tyre thonë se po i ngrit tensionet në mes dy vende që kanë qenë në luftë
Mediat e huaja kanë raportuar për ‘trenin provokues’ që u nis nga Beogradi dhe kishte destinacion Mitrovicën Veriore, megjithatë, është ndalur në kufi nga policia e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
“Ishte nisur drejt veriut të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve atje, por u ndalua në kufi. Lëvizje kjo që i dha udhë një acarimi dramatik të situatës mes dy ish-armiqve të luftës”, shkruan e përditshmja amerikane “New York Times”.
“Një tren nga Serbia, me mbishkrimet ‘Kosova është Serbi’ në gjuhë të ndryshme, i ndalur në kufirin me Kosovën, ka shkaktuar një krizë të madhe në Ballkan dhe ka shkallëzuar një konflikt të mundshëm Rusi-Perëndim për dominim në zemër të Ballkanit”, shkruan agjencia e lajmeve “The Associated Press”.
“Serbia ka paralajmëruar se do të mbrojë ‘çdo centimetër’ të asaj që pretendon se është territor i saj në Kosovën fqinje. Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, ka akuzuar Kosovën se po kërkon luftë, pasi një tren i ngjyrosur në ngjyra të flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi” u pengua të hynte në kufirin kosovar”, raport “BBC”.
Incidenti me ndalimin e këtij treni që të hyjë në Kosovë, sipas “BBC”-së, ka ngritur tensionet, duke nxitur protesta të serbëve në Kosovë, dhe ka nxitur edhe presidentin serb Nikoliq të komentojë se dy kombet për një moment ishin “në prag të një konflikti”.
Edhe “Deutche Welle” ka raportuar për trenin dhe provokimin që i bëri Serbia me këtë rast Kosovës. Por, kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u raportuar edhe në mediat tjera ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë Dy kërkesa që lidhen me luftën në Iran u refuzuan, ndërsa një fluturim mirëmbajtjeje dhe dy... -
Ndeshja St. Gallen : Lugano shtyhet për shkak të borës -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku












