Kosova
Reagimi i ministrit Tahiri pas alarmit për bomba në dy institucionet e drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar lidhur me kërcënimin që sot organet e drejtësisë kanë marrë. Përmes një deklarate për media, ministri Tahiri kërkon që përgjegjësit sa më shpejt të sillen para drejtësisë.
“Republika e Kosovës, institucionet e saj dhe shoqëria jonë janë të përcaktuara për sundimin e ligjit si imperativin e patjetërsueshëm, përmes së cilit përmbushen aspiratat tona kolektive e individuale. Kërcënimi që sot morën organet e zbatimit të ligjit është akt që nuk përkon as me traditën tonë, as me kulturën tonë politike dhe as me investimet tona shoqërore për një drejtësi të mirëfilltë që është besnike e palëkundur ndaj të vërtetës”, tha ai.
Ai shtoi se tentative e sotme përmes kërcënimit është e paparanueshme.
“Shpreh indinjatën time të thellë me këtë akt dhe ndaj kujtdo që qëndron prapa tij, i cili sot ka pretenduar të vë në test vullnetin e palëkundur të institucioneve të sistemit të drejtësisë për të zbatuar ligjin në përpikërinë e tij. Tentativa e sotshme përmes kërcënimit është e papranueshme dhe duhet të marrë përgjigjen e merituar. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që sistemi i drejtësisë dhe gardianët e tij të bëhen cak i kërcënimit nga personat e papërgjegjshëm, kushdo qofshin ata”, tha tutje ai.
Ai shtoi se pret nga organet e drejtësisë të sjellin para përgjegjësisë autorin.
“Pres nga organet e drejtësisë që të sjellin para përgjegjësisë autorin e kësaj tentative që synoi të mbjellë panik në mesin e institucioneve tona, si dhe dua t’i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës, se institucionet e zbatimit të ligjit nuk do të ndalën së bëri punën e tyre të mirëfilltë në secilin segment që i ka mandatuar ligji”, ka thënë ministri Tahiri.
E-Diaspora
-
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë Ceremonia e AWL 2025 sjell emocion, art dhe frymëzim në Kino ARMATA... -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Punëdhënësit zviceran shprehin optimizëm për 2026 Parashikimi i punësimit në Zvicër rritet... -
Këshilli Kombëtar miraton financimin për kujdesin ditor për fëmijët deri në tetë vjeç -
Kush është presidenti i ri i Zvicrës? Portreti i Guy Parmelin -
Guy Parmelin zgjidhet president i ri i Zvicrës me 203 vota – rezultat rekord -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës











