Kosova
Reagon MPJD për vendosjen e etiketave fyese në gjuhën serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Në reagim theksohet se veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në ambientet e jashtme të Ambasadës së Kosovës në Berlin, përkatësisht mbi pllakatin identifikues të objektit, janë vendosur etiketa fyese me përmbajtje shoviniste në gjuhën serbe.
Përmes një reagimi publik, MPJD shpjegon se mbishkrimet përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhet si: “Nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, si dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës.
Menjëherë pas identifikimit të rastit, Ambasada ka njoftuar autoritetet kompetente në Gjermani. Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon fuqishëm çdo akt vandalizmi, gjuhë urrejtjeje dhe çdo përpjekje për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës”- thuhet në reagimin e lëshuar.
Në reagim theksohet se veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike.
E-Diaspora
-
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ermal Dredha, pas marrjes së detyrës... -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës -
Itali
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën tragjikisht në një aksident në Itali -
Budapest
Inxhinieri shqiptar me veshje kombëtare diplomon me titullin “Excellent with Highest Honours” -
Iftar i përbashkët në Schwamendingen – Shembull i dialogut ndërfetar dhe respektit të ndërsjellë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shoferët e autobusëve në Winterthur paralajmërojnë grevë njëditore Paralajmërimi për përshkallëzim vjen pasi negociatat mes sindikatës dhe autoriteteve të qytetit përfunduan pa marrëveshje.... -
Spitali Universitar i Cyrihut në Top 10 botëror, kryeson renditjen për Zvicrën -
Zvicra po varet gjithnjë e më shumë nga punëtorët ndërkufitarë -
Turistët zviceranë të bllokuar në Lindjen e Mesme rrezikojnë të humbin pagat -
Përplasje në transportin urban në Winterthur: Punonjësit e autobusëve paralajmërojnë grevë të martën











