Lifestyle
Reagon vëllai i Loredanës, nuk e njeh gruan zvicerane
Reperja Loredana Zefi është arrestuar dje në Zvicër, në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave. Ajo thuhet se ia ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar me ndërrim të identitetit dhe, në fund, edhe i kishte kërcënuar. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit publik në Luzern tashmë ka nisur hetimet për mashtrim ndaj Loredana Zefit.
Në një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllanë e saj në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ia ka bërë çiftit, të cilit dyshohet se ia ka vjedhur paratë. Loredana është gruaja e reperit kosovar, Mozzik.
Gazeta Express ka kontaktuar vëllain e Loredanës, Bekim Zefin, i cili ka thënë se të gjitha këto lajme për të dhe motrën e tij janë shpifje, përcjell albinfo.ch.
“Këto janë montazha, s’po i kuptoj as vetë. Derisa nuk merret një vendim nga gjykata, je i pafajshëm”, ka thënë Zefi.
Ani pse pretendon se nuk e njeh gruan zvicerane, ai thotë se gruaja ka probleme psikike.
“Unë atë gru kurrë në jetën time nuk e kam pa as nuk e njoh, ajo mundet me ba manipulime, por le ta gjejë dikush ndonjë video që unë kam folë me të, ose ndonjë fotografi me të. Ky është një manipulim, dikush e ka manipulu zviceranen, ajo grua ka probleme psikike, ajo ka nejt edhe në psikiatri, nuk është njeri serioze”, ka thënë Zefi.
Ai ka mohuar që motra e tij Loredana gjendet në paraburgim, duke thënë se vetëm është marrë në pyetje nga policia zvicerane dhe është liruar menjëherë.
“Loredana nuk është në paraburgim, e kanë marrë në pyetje një orë dhe e kanë liru. Loredana s’ka të bëjë asgjë me mashtrim, dikush e ka shfrytëzu rastin me ba kanosje ndaj Loredanës. Pse nuk e paskan qitë pra gazetat në 2016 para tri viteve pra?”, është shprehur Zefi
Ai thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast, ndërkaq mohon se motra e tij e ka ngarkuar atë me të gjitha veprat, siç kanë shkruar mediat zvicerane.
Unë s’jam duke kuptuar, sepse ka njerëz që ia kanë inati motrës time dhe Mozzikut, prandaj e shfrytëzojnë rastin kështu, për t’u hakmarrë, ka thënë Zefi për Express.
“RapUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar. “Informata të reja për lëndën e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, është lëshuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”, thuhet në raportin e “RapUpdate”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 27 dhjetor qytetarët e Kosovës... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











