Lajme
Realizohet transplanti i parë i zemrës te një fëmijë nga një donator me zemër të pushuar
Një djali 7-vjeçar iu trapiantua një zemër që kishte pushuar së rrahuri 20 minuta më parë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.
”Ky është një rast i dhurimit të zemrës së pushuar, një metodë e prezantuar disa muaj më parë dhe deri tani aplikohet vetëm te pacientët e rritur, ndërsa është rasti i parë që përfshin një fëmijë”, thotë spitali.
Përveç zemrës, u dhuruan edhe mëlçi dhe veshka, ku përfituan gjithsej 4 fëmijë. Marrja e mostrave dhe transplantimi u krye nga ekipi i Qendrës së Transplantit të Zemrës Papa Gjonit, drejtuar nga Amedeo Terzi, në bashkëpunim me specialistë të Departamentit Kardiovaskular, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.
Fëmija vuante nga miokardiopatia e dilatuar, gjë që bëri të nevojshme vendosjen e tij në listën e pritjes për një transplant zemre jetëshpëtuese këtë verë.
Dhurata, e cila mbërriti gjatë festave të Krishtlindjeve, erdhi nga një gjest bujarie ekstreme nga ana e dy prindërve, të cilët, me gjithë një moment dhimbjeje të thellë, ranë dakord për heqjen e organeve të djalit të tyre të ndjerë.
Përveç zemrës, është marrë edhe mëlçia, me një transplant që u bë njëkohësisht me transplantin e zemrës në Bergamo, në një sallë operacioni ngjitur: edhe në këtë rast është rasti i parë në Itali nga një donator pediatrik me ndërprerje zemre.
Ky transplant u krye nga ekipi i drejtuar nga Domenico Pinelli.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025










