Shkurt.ch
Referendum kundër ashpërsimit të Ligjit mbi Azilin
Sipas komitetit për referendum deri më tash janë grumbulluar 63224 nënshkrime të vlefshme
Ashpërsimi i ri i ligjit mbi azilin, për të cilin parlamenti ka dhenë pëlqimin, ka ngjallur pakënaqësi të madhe në mesin e të majtës. Për këtë arsye, qarqe të majta dhe organizata për mbrojtjen e refugjatëve zvicerane kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve për të mbajtur një referendum kundër ashpërsimit.
Sipas komitetit për referendum deri më tash janë grumbulluar 63224 nënshkrime të vlefshme. Kjo, sipas Andreas Lustenberger, bashkëkryetar i të gjelbërve të rinj tregon se një pjesë e madhe e popullatës në Zvicër është e gatshme të angazhohet për një politikë më humane të azilit.
Në fokus të kritikave të revizionit të ligjit mbi azilin është sidomos neni që ndalon kërkimin e azilit në përfaqësitë diplomatike dhe ai për mosnjohjen si bazë për azil të dezertimit nga ushtria.
Pasi që ndryshimet në ligjin e azilit qenë shpallur nga parlamenti si urgjente, ato kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe vlejnë në mënyrë të kushtëzuar deri në shtator 2015, nëse dy dhomat e parlamentit i fusin ato ne legjislacionin e rregullt. Por, nëse populli në referendum e refuzon, atëherë ndryshimet urgjente vlejnë vetëm deri në fund të shtatorit 2013.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër












