Lajme
Reformë, ose bojkotim zgjedhjesh
Partitë opozitare kanë kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë që të ndryshohet Kodi zgjedhor
Partia më e fuqishme opozitare në Maqedoni, ka kërcënuar partitë në pushtet se do t’i bojkotojë zgjedhjet e viti 2013, në rast se nuk bëhen ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe pastrimin e listave zgjedhore. Ky kërcënim është artikuluar në një konferencë për media nga lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
“Apelojmë që pushteti në afat prej disa ditëve të dorëzojë pranë Parlamentit ndryshimet e Kodit zgjedhor dhe të pastrojë listat zgjedhore, me ç`rast menjëherë mund të qasemi drejt organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në rast se nuk bëhen ndryshimet, opozita do t’i bojkotojë zgjedhjet”, citon INA fjalët e Cërvenkovskit.
Ndërsa partitë shqiptare që përbëjnë taborin e opozitës, janë shumë skeptikë se do të ndryshohet Kodi zgjedhor.
“Patjetër duhet të ketë të dhëna të sakta për të gjitha personat të cilët kanë të drejtë vote. Pse pushteti nuk bën regjistrim dhe kur do ta bëjë atë?”, ka theksuar deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela, duke kërkuar gjithashtu zbatimin e rekomandimeve të OSBE – ODIHR për Kodin Zgjedhor.
Edhe Rilindja Demokratike Kombëtare gjithashtu shpreh skepticizëm për modelin e propozuar nga Qeveria për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Me ndryshimet sipërfaqësore të kodit zgjedhor nga ana e maxhorancës, ne nuk do të kemi zgjedhje fer dhe të drejta dhe ashtu siç janë kërkesat e OSBE-së”, konsideron Izet Zeqiri, deputet i kësaj partie.
Ndryshe, sipas agjencisë INA, debatet për ndryshimet e Kodit zgjedhor vijnë në një periudhë kur Maqedonia është pranë zgjedhjeve të ardhshme lokal, mars 2013 dhe mundësive për të mbajtur në pako edhe zgjedhjet parlamentare.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












