Shkurt.ch
Refugjatët duhet të punësohen më shpejt dhe të flasin gjermanisht në Zvicër
Vetëm një e treta e rreth 80 mijë refugjatëve dhe atyre të pranuar përkohësisht kanë gjetur një punë. Kjo duhet të ndryshojë tani. Në fillim të vitit hynë në fuqi ligjet e reja të integrimit federal: më pak burokraci dhe më shumë para për aftësimin e tyre.
Vitin e ri, punëdhënësit duhet t’i raportojnë vetëm kantonit. “Procedura do të jetë më të lehta dhe pengesat do të hiqen”, thotë Lukas Rieder nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin SEM, shkruan albinfo.ch.
Por shumë punëdhënës mbeten skeptikë nëse kjo do të çojë në një rritje të madhe në punësim.
Një masë tjetër e qeverisë federale nga ky vit është aftësimi gjuhësor ië refugjatëve që duhet të përmirësohet ndjeshëm. Përveç kësaj, nga pranvera, qeveria federale do të paguajë një tarifë më të lartë të integrimit. 18,000 franga do të ndahen për refugjatë, tri herë më shumë se më parë.
Pas 3 vjetësh, të gjithë refugjatët duhet të kenë njohuri themelore të një gjuhe të vendit.
Pas 7 vjetësh, 50 për qind duhet të kenë një vend pune.
Megjithatë, është e rëndësishme që standardet e gjuhës ë zbatohen në të gjitha kantonet, përgjigjet Sekretariati Shtetëror për Migracionin, i cili promovon integrimin në tregun e punës në të gjitha kantonet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar















