Maqedonia
Refugjatët e parë nga Ukraina mbërritën edhe në Maqedoni
Përderisa shteti është duke hartuar planin për emergjencë civile, 4 refugjatë nga Kievi tani më kanë arritur në Maqedoni.
3 ukrainase në Shkup dhe 1 ukrainas në Kumanovë janë akomoduar në bazë të lidhjeve familjare që kanë pasur.
“Ekzistojnë dy skenarë, personat vijnë spontanisht përmes miqve dhe familjarëve dhe kjo tani më ndodhi. Për të dytën numrin duhet ta vendosë shteti se sa persona ne mund të pranojmë, sepse askush nuk e di sa do të zgjasë kjo. Nga përvoja e deritanishme ne kemi kapacitet të pranojmë fillimisht 5-10 mijë persona”, tha Suzana Tuneva Paunovska nga Kryqi i Kuq në Shkup.
Sipas informacioneve që siguroi Alsat, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke planifikuar të sigurojë shtretër në dy konviktet studentore, Goce Dellçev dhe Pellagonia, në Strehimoren për fëmijë “25 Maji” si dhe në disa hotele private në Shkup dhe Ohër. Institucionet akoma nuk shpalosin detaje, por thonë se janë duke detektuar lokacione të përshtatshme akomodimi sipas vendimit të Qeverisë.
“Sipas vendimit të Qeverisë, institucionet kompetente shtetërore të RMV-së obligohen sa më shpejt të sigurojnë informacione për kapacitete e akomodimit që posedon shteti me qëllim të përgatitjes për krizë eventuale të refugjatëve nga Ukraina”, u shpreh Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.
Maqedonia ndër vite ka qenë strehë e refugjatëve që nga lufta e Bosnjës, ku më 1993 u pranuan 55 mijë boshnjakë, në luftën e Kosovës 1999 mbi 440 mijë refugjatë shqiptarë. Në krizën e emigrantëve nga Lindja e Mesme 950 mijë refugjatë tranzituan përmes territorit tonë. Nga kriza e fundit në Afganistan aktualisht Maqedonia ka të strehuar 300 refugjatë në dy lokacione të Shkupit. /Alsat
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër













