Integrimi
Refugjatët kosovarë demolojnë banesën pasi nuk u jepet azili
Kur punëtori social Navid Hamid kishte hapur derën e strehimores së azilkërkuesve, nuk u kishte besuar syve: gjurme të një demolimi shiheshin në gjithë hapësirën qendrës së azilit. Dy familje, të cilat, nisur nga prognozat që nuk u jepnin aspak gjasa për azil kishin udhëtuar vullnetarisht në Kosovë, kishin shkatërruar gjithçka nga frustrimi. Shtretër të shkatërruar, mobile që mungojnë, mure të përshkëllira, ngrohja e lënë ndezur e dritaret hapur…
Nga ajo që ka prezanton përmes fotografive, Hamid thotë se deri më tash nuk i ka ndodhur të ketë parë diçka të tillë në qendrat e azilit në regjion.
Në këtë shtëpi ishin strehuar dy familje, gjithsej 10 persona, “pjesëtarë të një pakice etnike në Kosovë”, thotë shefi i qendrës, Stark, shkruan “Augsburger Allgemein”. Ai, ashtu si dhe Hamid, supozon se shkak i shkatërrimit ka qenë dëshpërimi me prognozën negative të azilit.
Por ata thonë se nuk duhet krijuar paragjykime në bazë të një akti negativ. Shumica e madhe e azilkërkuesve nga Kosova kanë qenë të sjellshëm.
Ndërkohë që ndaj personave që kanë shkaktuar dëmin nuk mund të ndërmerret asgjë konkrete. E vetmja gjë që mund të bëhet është në rast se ata vijnë sërish në Gjermani.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve












