Lajme
Refugjatët të frikësuar nga sulmet në Paris
Në vendkalimin kufitar Tabanoc në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë, refugjatët po druajnë se situata tani pas sulmeve, do të jetë shumë e vështirë për ta
Refugjatët nga Siria dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme që po vijnë drejt Evropës, po ndihen të frikësuar pas sulmeve të fundit që ndodhë në Paris ku mbetëm më shumë se 120 të vrarë. Në vendkalimin kufitar Tabanoc në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë, refugjatët po druajnë se situata tani pas sulmeve, do të jetë shumë e vështirë për ta.
Një pjesë e refugjatëve dëshirojnë që nga Serbia të ikin në Francë dhe pikërisht kanë ëndërruar strehim në Paris. Por, tani ata nuk dinë se çfarë të bëjnë më tutje.
“Mendoj se është shumë keq meqë jemi refugjatë dhe meqë kërkojmë jetë më të mirë. Kjo mund të krijojë probleme për ne. Duhet doemos të them se ajo që ndodhi në Paris është shumë keq. Tani kemi shumë frikë”, tha një refugjat citon REL.
“Mbërrita tani në Serbi dhe dëgjova për sulmin në Paris, mendoj se këto janë lajme shumë të këqija, dua të shkoj në Paris dhe të kem jetë të mirë dhe tani jemi shumë të frikësuar”, u shpreh një tjetër refugjate.
Ndryshe, aksionet ushtarake të Rusisë në Siri kanë rritur numrin e refugjatëve që bëjnë përpjekje të arrijnë Evropën, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
Duke folur në samitin e G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, Tusk ka thënë se Rusia duhet të përqendrohet më shumë te militantët e Shtetit Islamik (IS) dhe jo te opozita e moderuar siriane.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












