Integrimi
Reimann e ka mbështetur Beskon për të përmbushur amanetin e shokut të vdekur?
Reimann duke i shkruar letër sekretarit të SEM-it, Gattiker në mbrojtje të Beskos ka çuar në vend amanetin e Marc Horisberger, mikut, tashmë të vdekur, me të cilin Reimann luante poker
Mbështetja që deputeti Lukas Reimann i dha reperit shqiptarozviceran Besko (Besian Kaçorraj) , për të cilën ka shkruar gjerësisht edhe albinfo.ch, ishte diçka që nuk pritej nga një politikan i SVP-së. Dy ditët e fundit kjo ka qenë temë që ka zënë vend në shumicën e mediave zvicerane.
Mirëpo, mbi bazën e një postimi në facebok që e citon 20minuten.ch, spekulohet se nuk ka qenë parimi i drejtësisë në të cilin është thirruir Reimann, ai që e ka shtyrë të bëjë këtë veprim por përmbushja e një amaneti të një shoku të tij që kishte vdekur pak kohë më parë.
Ky postim i cili është lidhur në një koment në faqen e fb të Reimann-it “e tradhton” politikanin e SVP-së, transmeton albinfo.ch. Sipas postimit, Reimann duke i shkruar letër sekretarit të SEM-it, Gattiker në mbrojtje të Beskos ka çuar në vend amanetin e Marc Horisberger, mikut me të cilin Reimann luante poker.
Në letrën në fjalë shkruan: “Pas vdekjes së tij të papritur e të cilën Reimann ende nuk e ka përpunuar, ai i plotësoi Marcut dëshirën e fundit, duke i shtruar Gattiker-it disa pyetje lidhur me praktikën e pakuptueshme dhe jounike të dëbimit në lidhje me Beskon, përcjell albinfo.ch. Por po ashtu edhe për rastet e pakuptimta ku për shembull një kriminel që, përkundër martesës fiktive nuk është dëbuar, duke u thirrur në të drejtën për jetë familjare .
Reimann për të gjallë të shokut të tij kishte refuzuar të angazhohej në rastin Besko. “Ne argëtoheshim derisa ata ziheshin mes vete në tavolinën e pokerit”, shkruan më tutje njëri nga dëshmitarët.
Vetë politikani Reimann nuk i është përgjigjur pyetjes së bërë nga 20minuten lidhur me këtë çështje.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern










