Shëndetësi
Rekord i numrit të mjekëve në Gjermani
Numri i mjekëve në Gjermani ka arritur një vlerë të re rekord. Sipas të dhënave të Dhomës Federale të Mjekëve, në fund të vitit të kaluar profesionin e mjekut e ushtronin në Gjermani 392.000 mjekë.
Kjo është e barabartë me një rritje prej 1,9 për qind në krahasim me një vit më parë, raporton “DW”.
Brenda një dekade, numri i mjekëve është rritur në gati rreth një të katërtën. Megjithatë, Presidenti i Dhomës Federale të Mjekëve, Montgomery, paralajmëron edhe më tej për mungesën e mjekëve në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Gjithnjë e më shumë mjekë punojnë si të punësuar dhe me kohë të pjesshme. Prandaj, numri i orëve të punës, të vëna në dispozicion për pacientët nuk rritet në asnjë mënyrë në proporcion me numrin e mjekëve, i tha ai Radios Bavareze.
Sipas tij, shifrat e reja të Dhomës Federale të Mjekëve tregojnë edhe se në Gjermani punojnë gjithnjë e më shumë mjekë të huaj. Një ndër shtatë mjekë që punojnë ndërkohë është nga bota e jashtme.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? Në Zvicër, do të penalizoheni nëse nuk paraqiteni në vizitën tuaj të planifikuar te mjeku nëse... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana












