Lajme
Rekord i Postës zvicerane: 18.6 milionë paketa, për një muaj
Rekordi është arritur edhe falë numrit të madh të angazhimeve speciale që kanë marrë punonjësit, thuhet në një komunikatë të postës
Posta e Zvicrës gjatë muajit të fundit, deri në ditën e Krishtlindjes ka përpunuar më shumë se 18.6 milionë paketa. Ky numër paraqet rekord për Zvicrën dhe është për 8.8 për qind më i madh se ai i një viti më parë, shkruan srf.ch.
Rekordi është arritur edhe falë numrit të madh të angazhimeve speciale që kanë marrë punonjësit, thuhet në një komunikatë të Postës, transmeton albinfo.ch. Po ashtu ndikim në këtë rritje ka pasur edhe hapja e qendrës së re regjionale të paketave në Kantonin e Tiçinos.
Ndërkaq për “valën” e madhe të paketave kanë kontribuuar në veçanti aksionet si “Black Friday” dhe “Cyber Monday” si dhe blerja online gjithnjë në rritje.
Gjatë javëve të fundit, shumë punë kanë pasur edhe postierët, bartës të letrave, përcjell albinfo.ch. Ata kanë dërguar mesatarisht nga 16 milionë letra në ditë, të cilat janë përpunuar në qendrat përkatëse të postës.
Në mesin e tyre llogariten edhe më shumë se 106.000 dërgesa të vogla mallrash nga bota. Më shumë se dy të tretat e tyre vinin nga Azia.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











