Lajme
Rekord të rasteve ditore me Covid në Gjermani
Raportohet se me mbi 81 mijë infeksione të reja me COVID-19, Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore për të dytën ditë radhazi që nga shpërthimi i pandemisë, përcjell albinfo.ch.
Instituti Robert Koch, agjencia e vendit për kontrollin e sëmundjeve, konfirmoi 81.417 raste të reja dhe 316 vdekje gjatë ditës së fundit.
Theksohet se qyteti Bremen ka shkallën më të lartë të infeksioneve javore, respektivisht me 1.349 infeksione për 100 mijë banorë, i ndjekur nga kryeqyteti Berlin, me 918 infeksione dhe shteti verior Schleswig-Holstein, me 656 infeksione.
Ndërkohë lloji më ngjitës i koronavirusit, Omicron, këtë muaj ka shkaktuar një valë të re infeksionesh në Gjermani, por shumica e rasteve kanë qenë të lehta deri më tani, duke mos kërkuar shtrimin në spital.
Shkalla e shtrimit në spital në Gjermani aktualisht është 3,13 për 100 mijë banorë, shifër shumë më e ulët nga ajo e regjistruara në valët e mëparshme të pandemisë.
Sipas shifrave nga autoritetet shëndetësore, numri i pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv po ashtu shënoi rënie këtë javë.
Gjithsej 3.050 pacientë të prekur nga COVID-19 po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa mbi 3 mijë shtretër të kujdesit intensiv mbeten të lira.
Megjithatë, zyrtarët e shëndetit publik po paralajmërojnë se lloji Omicron me mutacion të madh po përhapet më shpejt se llojet e mëparshme dhe se sistemi shëndetësor mund të përmbytet nëse rastet vazhdojnë të rriten në mënyrë dramatike ditët në vijim.
Ekspertët thonë se numri aktual i rasteve me Omicron në Gjermani mund të jetë shumë më i lartë, pasi vendi rendit vetëm një pjesë të vogël të testeve pozitive.
Departamentet e shëndetësisë deri më tani kanë regjistruar 50 vdekje të lidhura me llojin Omicron dhe kanë konfirmuar se 1.120 persona të infektuar me këtë virus janë pranuar në spitale.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër shpërndan mesazhin për Samitin e Diasporës: Ftesë për bashkim dhe angazhim global -
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos aeroplanë më të mëdhenj për të tejkaluar grevën në Lufthansa Linja ajrore zvicerane ka reaguar ndaj grevës së njoftuar të premten në Lufthansa. Ajo planifikon të... -
Rënie e temperaturëve në Zvicër: Pas 23 gradëve vjen vala e të ftohtit -
Zvicra nuk po bën mjaftueshëm me masat për të luftuar ngrohjen globale -
Studiuesit zviceranë kanë frikë nga ndikimi i ndryshimeve klimatike në Liqenin e Konstancës -
Zjarri në Crans-Montana: 38 të lënduar ende duke u trajtuar









