Lajme
Rekord trishtues i koronavirusit në Austri: Rreth 10 mijë raste të reja, brenda 24 orëve
Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve që nga fillimi i pandemisë
Austria po përjeton një rekord trishtues për numrin e rasteve pozitive me koronavirus.
9,943 infeksione të reja brenda 24 orëve janë shifrat më të larta të të gjitha kohëve që nga fillimi i pandemisë, raporton albinfo.at.
Numri më i lartë i rasteve ishte arritur vitin e kaluar, më 13 nëntor 2020. Në atë kohë ishin regjistruar 9.586 infeksione të reja, ndërkohë që prej asaj ditë shifrat kishin pësuar rënie.
Në anën tjetër, aktualisht mesatarja shtatëditore përmban 7.148 raste pozitive në ditë. Vetëm javën e kaluar 137 persona kanë humbur jetën ndaj koronavirusit.
Kjo situatë nëpër të cilën po kalon gjithë Austria ka bërë që të premten në mbrëmje qeveria austriake të marrë masa drastike.
Nga dita e hënë, më 8.11. qeveria austriake ka vendosur që të zbatojë rregullin 2G (i vaksinuar apo i shëruar) për të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç.
Ndërkohë, ata që ende ngurrojnë të vaksinohen, nuk do të lejohen të hyjnë në restorante, kafene dhe në të gjitha hapësirat e tjera, të cilat mund të shfrytëzohen gjatë kohës së lirë, edhe nëse janë të testuar.
Sipas mediave austriake, numri i rasteve të reja me koronavirus pritet të arrijë deri në 20 mijë në dy javët e ardhshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












