Kosova
Rekordi i turizmit: 7.2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë për tetë muaj
Thuhet se tashmë Shqipëria po përjeton vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo, ndeshesh me turistë nga kombe të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj për 8 muajt e parë të këtij viti arritën në gati 7.2 milionë persona (7,190,410), me një rritje prej 26.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vetëm në gusht, që është kulmi i sezonit turistik, në vend kanë hyrë rreth 2 milionë shtetas të huaj, ose 18.3% më shumë se sa gushti i një viti më parë.
Që nga qershori në vend hyn mbi 1 milion shtetas të huaj, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht.
Sipas INSTAT, në gusht 2023 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.
Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.
Jo vetëm hyrjet e të huajve kanë arritur rekorde. Edhe daljet e shtetasve shqiptarë janë rritur ndjeshëm.
INSTAT raportoi se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit gusht 2023 janë 842.940.
Krahasuar me gusht 2022, ky tregues është rritur me 8,9%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tetëmujorit 2023, është 4.577.753, duke u rritur me 18,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










