Kosova
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për ekonominë e Kosovës. Sipas një grafike të publikuar nga Instituti GAP, gjatë vitit 2025 vlera totale e remitencave ka arritur në rreth 1.4 miliardë euro.
Të dhënat tregojnë se Gjermania dhe Zvicra dominojnë si dy burimet kryesore të remitencave. Nga Gjermania janë dërguar 541.4 milionë euro (rreth 39%), ndërsa nga Zvicra 250.2 milionë euro (rreth 18%). Këto dy shtete së bashku përbëjnë më shumë se gjysmën e remitencave totale që hyjnë në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuojnë me 102.5 milionë euro (7%), duke u renditur në vendin e tretë. Pas tyre vijnë Austria me 59.3 milionë euro (4%), Italia me 54.3 milionë euro (4%), Franca me 48.4 milionë euro (3%), Suedia me 47.0 milionë euro (3%), Belgjika me 46.2 milionë euro (3%), Britania e Madhe me 36.9 milionë euro (3%) dhe Norvegjia me 29.8 milionë euro (2%).
Grafika e publikuar bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nxjerr në pah varësinë e konsiderueshme të ekonomisë së vendit nga diaspora, veçanërisht nga shtetet e Evropës Perëndimore. Remitencat vazhdojnë të kenë rol kyç në mbështetjen e familjeve dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) njofton të gjithë besimtarët dhe besimtaret që jetojnë dhe veprojnë... -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














