CH-Ballkani
Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania e Zvicra
Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 35.1 përqind përkatësisht 24.0 përqind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).
Sic raporton RTK një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.6 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
“Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, deri në shtator të vitit 2016 shënuan vlerën prej 504.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 2.2 për qind”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it Gjykata Federale Penale, Bellinzona: Veprat e kryera nuk bien nën kategorinë e "vepra penale të katalogut"... -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon -
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains
Jeta në Zvicër
-
Zvicra refuzon dy kërkesa për fluturime të avionëve ushtarakë amerikanë Dy kërkesa që lidhen me luftën në Iran u refuzuan, ndërsa një fluturim mirëmbajtjeje dhe dy... -
Ndeshja St. Gallen : Lugano shtyhet për shkak të borës -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Dënohet kosovarja: ka mashtruar me 1.1 milion franga pensionistin zviceran -
152 km/orë në vend të 80 km/orë: Policia nxjerr makinën nga trafiku













