Lajme
Renditja e FIFA-s 2019: Kosova në pozitën e 115-të, Shqipëria e 66-ta
FIFA e ka publikuar sot renditjen e fundit të vitit 2019, ku “Dardanët” gjenden në vendin e 115-të, pa lëvizur nga pozita që e mbanin në muajin e kaluar.
Ndersa, Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin 2019 në vendin e 66-të me 1356 pikë.
Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin në vendin e 66-të me 1356 pikë të grumbulluara, sa kishte edhe muajin e kaluar, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ekipi i Edy Rejas gjendet përpara Arabisë Saudite dhe prapa Sllovenisë.
Pasi në muajin dhjetor Kuqezinjtë nuk kishin angazhime, nuk patën edhe lëvizje në këtë renditje.
Shqipëria nuk e bëri një kampanjë pozitive në eliminatoret e Euro 2020, e as në Ligën e Kombeve, prandaj do t’i presë kualifikimet e Botërorit 2022, të cilat do të nisin në pjesën e dytë të vitit 2020.
Në anën tjetër, “Dardanët” nuk patën ndryshime në renditje, pasi edhe muajin e kaluar ishin në të njëjtin vend.
Ekipi i Bernard Challandes gjendet përpara Koresë dhe prapa Azerbajxhanit në këtë renditje.
Kosova bëri paraqitje mbresëlënëse në kualifikimet e Euro 2020, ku përfundoi në pozitën e tretë, prapa Anglisë dhe Republikës Çeke në Grupin A, edhe pse ishte vetëm 180 minuta larg kualifikimit.
Sidoqoftë, Verdhekaltrit do ta kërkojnë kualifikimin në Evropian përmes Ligës së Kombeve, ku do të luajnë në muajin mars ndaj Maqedonisë së Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar
















