Futboll
Renditja e FIFA-s: Shqipërisë i kushtojnë barazimet e fundit
Kualifikimi në “Gjermani 2024” nuk do të thotë shumë për llogaritë e renditjes mujore të FIFA-s, e cila pritet të “dënojë” kuqezinjtë me disa vende për shkak të dy barazimeve të koleksionuara në takimet e fundit të këtij viti kalendarik, përcjell albinfo.ch.
Kuqezinjtë e mbyllën grupin si kryesues duke rrealizuar një tjetër rezultat historik për futbollin shqiptar, por barazimet në duelet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe i kanë kushtuar.
Duke qenë se janë skuadra me koeficient më të ulët, barazimet llogariten si rezultat negative dhe Shqipëria humbet 14.13 pikë në total që do të sjellë një rënie të dukshme në përditësimin e renditjes së FIFA-s javën tjetër.
Saktësisht, Shqipëria do të zbresë nga vendi i 59-të, në të 62-tin dhe kjo ndikon shumë në shortin për kualifikueset e Botërorit. Renditja përcakton edhe ndarjen e vazove dhe duke qenë në vendin e 30-të mes skuadrave Europiane, Shqipëria do të jetë pjesë e vazos së tretë.
Por, kjo është problem pasi në kualifikueset e Botërorit, grupet ndahen me 4 apo 5 skuadra dhe vetëm e para kualifikohet direkt. Në këtë mënyrë Shqipëria do të shortohej me 2 rivalë më të fortë në letër.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













