Autotech
Rënie dramatike në shitjet e veturave të reja në Evropë, Stellantis kaloi VW Group
Shitjet e veturave të reja në Evropë ranë me 29 për qind në tetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Regjistrimet e veturave të reja në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë janë në nivelin e 798,693 automjeteve, sipas një raporti të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Hyundai, Kia, Porsche dhe Smart arritën rritje të shitjeve, pavarësisht rënies së tregut, ndërsa Jaguar dhe Ford shënuan një rënie drastike.
Rënia prej 42 për qind në dërgesat e Grupit Volkswagen në tetor do të thotë se Stellantis e ka kaluar atë si prodhuesi më i shitur i veturave në Evropë, por shitjet e grupit gjithashtu kanë rënë me 32 për qind.
Stellantis shiti 165,866 vetura muajin e kaluar, krahasuar me 165,309 vetura të Grupit Volkswagen.
Markat që operojnë brenda Grupit VW kanë ndërprerë prodhimin disa herë këtë vit, duke përfshirë fabrikën kryesore të Volkswagen në Wolfsburg, Gjermani, për shkak të mungesës së gjysmëpërçuesve, ose çipave.
Grupi VW, si dhe prodhuesit e tjerë të veturave, u japin përparësi markave dhe veturave të tyre më fitimprurëse në prodhim, gjegjësisht çipat janë prioriteti i tyre. Kështu, Porsche rriti shitjet me 13% në tetor.
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë











