Integrimi
Rënie e madhe e numrit të shqiptarëve të dëbuar
Vitin e kaluar, më së shumti të dëbuar kishte me shtetësi shqiptare, 451 sish. Pas tyre, me 313 vinin kosovarët. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti janë dëbuar vetëm 105 shtetas shqiptarë
Numri i azilkërkuesve të dëbuar nga landi (republika) gjerman Hessen ka rënë ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Kjo thuhet në përgjigjen që ministri i brendshëm Peter Beuth i ka dhënë një pyetjeje të të majtës në Parlamentin e landit, shkruan fr.de.
Sipas tij, gjatë gjithë vitit 2016 nga ky land qenë dëbuar në vendin e prejardhjes ose në vendin ku kanë kërkuar së pari azil, 1717 veta. Ndërsa në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë qebë vetëm 564 sish, transmeton albinfo.ch. Ndryshimi tjetër në mes të këtyre dy periudhave ka të bëjë me shtetësinë e të huajve të dëbuar.
Vitin e kaluar kanë qenë refugjatët nga Ballkani ata që janë dëbuar më shumë. Listës i prinin shtetasit shqiptarë me 451 dëbime ndërsa menjëherë pas tyre, me 313 të dëbuar, vinin kosovarët. Shtetasit e Serbisë zinin vendin e tretë në këtë listë. Ndërkohë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë dëbuar 105 shtetas shqiptarë, që është numër më i madh se ai i shtetasve të vendeve tjera. Algjerianët, me 71, vijnë në vendin e dytë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











