Lajme
Rënie e mëtejme e infeksioneve në Zvicër: 16,606 raste në 7 ditët e fundit
56 pacientë me Covid-19 janë në kujdes intensiv ose 19 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar. 16 të vdekur janë regjistruar gjatë 7 ditëve
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi sot 16,606 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 2395 raste në ditë, që është 25 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 512.58.
BAG raporton 307 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 38 në ditë. 814 persona aktualisht po trajtohen në spital për Covid-19 dhe kjo është 20 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht janë 56 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv, transmeton albinfo.ch. Kjo është 19 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton 16 raste të reja të vdekjes në këto shtatë ditë.
Norma pozitive në mesataren 7-ditore është aktualisht 23.2 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka rënë me 4 pikë përqindjeje.
Numri i testimeve në një mesatare 7-ditore është 12,409 teste në ditë dhe për këtë arsye ka rënë me 12 për qind krahasuar me javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











