Lajme
Rënie e numrit të rasteve me Covid-19 në Zvicër: 17.309 për 3 ditë
BAG ka raportuar gjithashtu 169 vdekje të reja gjatë tri ditëve të fundit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 17.309 raste të reja që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në ditët e fundit, njofton srf.ch
BAG nuk raporton gjatë fundjavës, kështu që ditëve të hëna publikohet numri i rasteve të tri ditëve të fundit, shkruan albinfo.ch.
Ky numër e vendos mesataren e 7 ditëve në 7288 që është 8 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi i raportuar i infeksioneve të reja është në rënie ndonëse ende në një nivel shumë të lartë.
Të kujtojmë: gjatë dy javëve të kaluara, numri i rasteve të reja të infeksionit ka qëndruar pothuaj në vazhdimësi në mbi 9.000 në ditë. Ndërsa numri i raportuar sot, i ndarë në tri ditë është më i ulët se 6000 raste në ditë.
Shkalla mesatare 7 ditore e rezultateve pozitive aktualisht është 26.7 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 27 teste ishin pozitive.
Mesatarja testeve të realizuara gjatë 7 ditëve të fundit është 29,344 në ditë, që është 6 për qind më e ulët se javën e kaluar, përcjell albinfo.ch.
BAG ka raportuar gjithashtu 169 vdekje të reja gjatë tri ditëve të fundit.
Kantonet aktualisht raportojnë për 3.605 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 17 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












