Integrimi
Reperi kosovar kërcënon policinë zvicerane në videon e tij
Kosovari 19 vjeçar në videon e vet i ka quajtur policët dhe prokurorët me emërtime fyese si “Scheiss-Cops” (policë m...) ose si “bashkim bijsh të kurvave”. Në videon e tij ai bën rap para së gjithash me tekste dhune kundër zyrtarëve
Ndaj një reperi të ri, shtetas zviceran me prejardhje nga Kosova prokuroria publike e Lucernit po zhvillon një procedurë penale për fyerje të policisë përmes një videoje muzikore.
Kosovari 19 vjeçar në videon e vet në emrn e grupit “Gabu1312” i ka quajtur policët dhe prokurorët me emërtime fyese si “Scheiss-Cops” (policë m…) ose si “bashkim bijsh të kurvave”. Në videon e tij ai bën rap para së gjithash me tekste dhune kundër zyrtarëve, shkruan 20minuten.ch “Unë dal mendsh dhe ju çoj të gjithëve në spital” thotë ai veç tjerash duke qëndruar pranë veturave luksoze me tabela të Lucernit dhe e ngre vazhdimisht lart gishtin e mesëm të dorës, transmeton albinfo.ch. Kjo video tashmë ka marrë rreth 9000 klikime në internet.
Siç shkruan gazeta, kosovari është emër i njohur për policinë pasi që ai para kësaj videoje ka kërcënuar policët me thikë.
Prokuroria e Lucernit ka pohuar për gazetën se ka iniciuar hetimet. Por një zëdhënës nuk ka mundur të precizojë nëse këto hetime janë drejtuar vetëm kundër reperit apo edhe kundër personave tjerë në video.
Është e çuditshme se në video kosovari paraqet dy flamuj të huaj: njërin, të PKK-së kurdë, të evidentuar si organizatë terroriste në BE dhe tjetrin, ku shihet fotografia e kryetarit të PKK-së, Abdullah Öcalan-
Sipas penalistit Urs Rudolf, kosovari mund të akuzohet për shumë vepra, si për kërcënim kundër zyrtarëve, fyerje, thirrje publike për krime e dhunë, propagandim të një organizate terroriste etj, përcjell albinfo.ch Por, ka shtuar ai, nuk është e lehtë që reperi të “kapet” konkretisht, pasi që ai gjithnjë flet në veten e parë dhe nuk u bën thirrje të tjerëve për të ushtruar dhunë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











