Lajme
Reshje të mëdha bore në Zvicër, autoritetet shpallin nivel alarmi 4 në disa rajone
Autoritetet meteorologjike paralajmërojnë për reshje intensive bore gjatë fundjavës, me deri në 90 centimetra borë në kantonin e Ticinos dhe rrezik për degë e pemë që mund të rrëzohen.
Edhe pse ditët e fundit kanë sjellë temperatura më të ngrohta dhe atmosferë pranverore, fundjava pritet të rikthejë dimrin në Zvicër. Autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar për reshje të mëdha bore që do të përfshijnë disa rajone të vendit, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të MeteoSwiss, në kantonin e Ticino është shpallur niveli i rrezikut 4 nga 5, që konsiderohet paralajmërim i lartë për reshje të dendura bore. Në këtë rajon pritet që trashësia e borës së re të arrijë deri në 90 centimetra.
Megjithatë, reshjet nuk do të kufizohen vetëm në jug të vendit. Edhe disa kantone të tjera pritet të përballen me kushte të vështira atmosferike, ku është shpallur niveli i rrezikut 3 nga 5.
Kantonet që përfshihen në këtë paralajmërim janë:
Schwyz, Lucerne, Graubünden, Ticino, Valais, Bern, Glarus, Uri, Nidwalden, Obwalden, Zug
Sipas meteorologëve, në disa zona mund të bien deri në 80 centimetra borë të re, ndërsa paralajmërimi është në fuqi deri të dielën në mesditë. Përveç reshjeve intensive, autoritetet paralajmërojnë edhe për rreziqe shtesë, si degë dhe pemë që mund të thyhen apo rrëzohen nga pesha e borës, duke krijuar pengesa në rrugë dhe duke rritur rrezikun për qytetarët.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve në rajonet e prekura të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes dhe të ndjekin përditësimet e shërbimeve meteorologjike.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot në Bernë mbahet “Kurora e Lirisë” kushtuar sakrificës së dëshmorëve Manifestimi organizohet nga Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër në nderim të sakrificës së shenjtë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Shkolla shqipe “Iliriada” në Belgjikë nderohet për kontributin në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare -
Në Itali hapen aplikimet për tekstet shkollore të diasporës për vitin 2026–2027 -
Turne i udhëhequr në shqip në kuadër të “Löwenbräukunst Offenes Haus”
Jeta në Zvicër
-
Furra tradicionale në Cyrih mbyll degën pas vetëm një viti Shitje shumë të ulëta dhe mungesë klientësh, sidomos gjatë fundjavave dhe pushimeve, detyrojnë biznesin e njohur... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Cyrihu i jep fund tramvajeve me dysheme të lartë -
Rriten kërkesat për zhvendosje nga fshati Brienz në Zvicër -
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët










