Lajme
Reshjet e mëdha të borës në jug të Zvicrës shkaktojnë kaos në trafik
Të shtunën në mëngjes janë prekur disa linja hekurudhore në Ticino, duke përfshirë rrugën midis Airolos dhe Locarnos
Reshjet e mëdha të borës në Ticiono, që kanë vazhduar gjithë natën e mbrëmshme, kanë sjellë trafikun e trenave në një ngërç, shkruan sda.
Të shtunën, shërbimi meteorologjik SRF Meteo pret edhe më tutje shumë reshje bore të freskët, veçanërisht në jug të Zvicrës dhe në Graubünden, ka shkruar sot në twitter shërbimi në fjalë.
Të shtunën në mëngjes janë prekur disa linja hekurudhore në Ticino, duke përfshirë rrugën midis Airolos dhe Locarnos si dhe Bellinzonës dhe Chiassos, shkruan faqja e internetit të SBB, transmeton albinfo.ch.
Hekurudha Brig – Domodossola është prekur gjithashtu nga reshjet, duke shkaktuar kështu anulime trenash dhe vonesa.
Reshjet e mëdha të borës e kishin shtyrë hekurudhën në kufijtë e kapaciteteve të saj qysh të premten.
Në mbrëmje, autostrada A2 midis Lugano-Nord dhe Giornico ishte e mbyllur për trafik të rëndë, njofton TCS. Qeveria federale kishte shpallur nivelin e dytë më të lartë të paralajmërimit të orteqeve për shkak të masave të mëdha të borës në pjesë të Ticinos dhe Graubündenit.
Sipas SRF Meteo, reshjet më të mëdha të borës priteshin gjatë natës nga e premtja deri të shtunën. Lokalisht deri në një metër e gjysmë borë të freskët janë të mundshme, thotë shernbimi meteorologjik në fjalë.
Vende vende, pjesë të rrugës janë ndërprerë për shkak të rrëshqitjeve të tokës ose rënies së trungjeve në rrugë, përcjell albinfo.ch. Në disa pjesë të Luganos ishin të nevojshëm edhe zinxhirët e dëborës në makina.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) Gastroenterologu nga Kosova pranohet në shoqatën prestigjioze amerikane AGA... -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025















