Kosova
Reuten: BE-ja, shumë e butë me Serbinë, tepër e ashpër me Kosovën
Sërish eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kritikuar BE-në, duke thënë se në veçanti në muajin e fundit, ka qenë shumë e butë me Qeverinë e Serbisë dhe tepër e ashpër me Qeverinë e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për Radio Kosova, Reuten ka thënë se Serbia është e interesuar të mbajë të bllokuar negociatat me Kosovën, derisa kjo e fundit të zotohet se do të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, Serbia tërhiqet sa herë që procesi është afër ndonjë përparimi, teksa ka thënë se nuk mungon angazhimi te Qeveria e Kosovës.
“Ajo që shihet në praktikë është se Serbia ka një interes të madh për ta bllokuar procesin. Sa herë që jemi afër ndonjë përparimi, Serbia tërhiqet. Ose nuk nënshkruajnë ose nuk angazhohen, ose bëjnë diçka tjetër për të destabilizuar sërish situatën. Dhe kjo është problematike. Dhe kjo është ajo që unë mendoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i prerë për të thënë, shikoni, ne shohim se çfarë po bëni, ne shohim se, për shembull, me atë që ndodh. Pra, pyetja këtu është: a po negociojnë të dyja palët me mirëbesim? Kjo është pyetja. Mendoj se nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk mungon angazhimi. Kosova është zotuar se do të angazhohet në zbatimin e marrëveshjes, përfshirë edhe asociacionin, por edhe elementet e tjera. Mendoj se Serbia duhet të tregojë se a dëshiron gjithashtu të përmbushë të gjithë elementët në mirëbesim dhe jo vetëm të mbajë procesin të bllokuar dhe të mos shkojë përpara”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani”
Jeta në Zvicër
-
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe Skema familjare e mashtrimit shkaktoi dëm rreth 1.5 milion franga, ndërsa i dënuari mori 3 vjet... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj













