Kosova
Reuters zbulon mashtrimin e Rusisë: Përdori foto të luftës në Irak si intervenim i NATO-s në Kosovë
Propaganda ruse me fotografi të rreme – të përshkruara si të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë – është intensifikuar që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë.
Një fotografi e vitit 2003 e Bagdadit që digjet pas një sulmi me raketë është shpërndarë në një postim në Twitter nga llogaria e Misionit Rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Por, teksti i referohej ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.
Llogaria e verifikuar shpërndau imazhin më 24 mars së bashku me tekstin ku lexohej: “Më 24 mars 1999 NATO-ja e udhëhequr nga SHBA filloi aktin e saj të agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë që zgjati 78 ditë”.
Ndërsa një ekip i Kontrollit të Fakteve në agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë.
Sipas tyre, fotografia e përdorur mund të shihet në imazhet e Getty me mbishkrimin: “Zjarret digjen brenda dhe rreth Këshillit të Ministrave të Saddam Husseinit gjatë valës së parë të sulmeve në fazën “tronditje dhe frikë” të “Operacionit Liria e Irakut” më 21 mars 2003 në Bagdad, Irak”.
Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe nga Shtetet e Bashkuara filloi në vitin 1999 dhe kishte për qëllim ndalimin e vrasjes dhe dëbimit të civilëve shqiptarë etnikë në Kosovë nga trupat e presidentit të ndjerë nacionalist, Slobodan Millosheviç.
NATO filloi bombardimet më 24 mars dhe vazhdoi agresionin e saj për 78 ditë, derisa Millosheviqi ra dakord të tërhiqte forcat e tij nga Kosova dhe t’i jepte fund vrasjes së civilëve shqiptarë në një luftë kundër kryengritjes.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











