Turizëm
Revista australiane: Shqipëria, ndër vendet më të mira për një verë europiane
Mund të mos jetë e njohur si vendet e tjera, por ky vend i bukur në jug të Europës meriton të njihet si një nga destinacionet që nuk duhet humbur për vitin 2019.
Kështu shkruan në artikullin e botuar në revistën australiane “Who”, gazetarja e pavarur e udhëtimeve, Amy Mills, e cila ka punuar në gazeta dhe revista në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar për 18 vitet e fundit.
Më shpejt e arritshme se Greqia dhe Kroacia, Shqipëria ka peizazhe të jashtëzakonshme malore, plazhe të pastra dhe qytete të fortifikuara pa turma, transmeton KP, përcjell albinfo.ch.
Fshati i vogël i Ksamilit, përgjatë bregut jugor shqiptar pranë Sarandës dhe Korfuzit, ka disa nga plazhet më spektakolare të Evropës, një bollëk të peshkut të freskët dhe ndodhet në distancë të shkurtër prej dy vendeve të ndryshme të trashëgimisë UNESCO: Butrinti dhe Gjirokastra .
“Shqipëria mbetet një destinacion ku mund të ecni nëpër peizazhe të bukura malore, të qëndroni në fshatra të vegjël dhe të përjetshëm dhe të eksploroni kryeqytetin e gjallë të Tiranës për më pak se çdo vend tjetër në Evropë”, është shprehur Lonely Planet në rubrikën e saj “Udhëtimet më të mira për vitin 2019”.
Përveç Shqipërisë, Mills rendit edhe Greqinë, Italinë dhe Kroacinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’