Shqipëria
Revista polake për Shqipërinë: Destinacioni i aventurave të paharrueshme
E quajtur shpesh perla e fshehur e Evropës, Shqipëria ofron një ndërthurje të jashtëzakonshme të bukurisë natyrore, historisë së pasur dhe kulturës autentike, shkruan në një artikull revista polake e udhëtimeve “Tanie Loty”.
Shqipëria është destinacioni ideal për ata që duan të zbulojnë vende unike.
Shkrimi përshkruan në detaje për historinë dhe kulturën në Shqipëri.
Historia dhe kultura
Shqipëria është plot me monumente historike dhe kulturore, që nga rrënojat e lashta e deri te qytetet e stilit osman.
Berati, i njohur si qyteti i një mijë dritareve dhe Gjirokastra me ndërtesat dhe fortesat e ruajtura mirë, janë disa nga vendet që dëshmojnë historinë e pasur të vendit.
Peizazhe të mahnitshme
Shqipëria ofron peizazhe të larmishme dhe spektakolare.
Nga majat më të larta malore të Shqipërisë e deri te bregu piktoresk i Adriatikut, këto peizazhe janë perfekte për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë.
Plazhet dhe bregdeti
Bregdeti shqiptar është i famshëm për plazhet e tij të bukura, të cilat janë perfekte për pushime dhe relaks.
Nga Gjiri i Sarandës deri në Ksamil me ujërat e tij të kristalta, Shqipëria ofron kushte ideale për aventura detare.
Kuzhina shqiptare
Kuzhina shqiptare është një ndërthurje magjepsëse e ndikimeve italiane, greke dhe ballkanike.
Gatimet tradicionale, si byreku dhe fërgesa ofrojnë shije unike që vështirë t’i gjeni diku tjetër.
Mikpritja dhe autenticiteti
Një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë është mikpritja e saj.
Banorët shquhen për mikpritjen dhe përzemërsinë e tyre ndaj turistëve.
Shqipëria iu ofron mundësinë për të zbuluar një nga vendet më magjepsëse në Evropë. Nga historia dhe kultura e pasur deri te peizazhet dhe plazhet spektakolare.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Zvicër
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso












