Autotech
Revolucioni i Citroenit për veturat e qytetit
Kompania franceze e prodhimit të veturave, Citroen, ka prezantuar një koncept të automjetit në panairin e veturave në Gjenevë, me të cilin synon t’i japë drejtim të ri mobilitetit nëpër qytete.
Vetura që nuk mund të quhet e tillë, por një triçikletë e gjatë vetëm dy metra e gjysmë, e gjerë 1 metër e gjysmë, formon një kub të vogël që mund të drejtohet pa patentë shofer nga çdo person mbi moshën 16-vjeçare. Menaxheri i Citroenit për veturat urbane, Sebastien Grandmougin, ka thënë se kompania synon të bëjë revolucion në transport nëpër qytet, ashtu siç bëri në vitin 1948 kur prezantoi modelin 2CV, përcjell albinfo.ch.
Koncepti AmiOne nuk pritet të dalë në shitje, por me shumë gjasë do të jetë veturë për marrje me qira. “Për ta hapur derën, më duhet vetëm telefoni, me të cilin lexoj kodin që mundëson hapjen e saj. Kur jam brenda veturës, kam vendin, telefonin që përmban informata rreth veturës dhe udhëtimit që synoj ta bëj”, thotë Grandmougin. Koncepti i veturës ofron një alternativë për transportin publik në qytetet e dendura. Ami One, sipas Citroenit, është zëvendësim i biçikletave, skuterëve, motoçikletave dhe krejt pajisjeve me dy apo tri rrota.
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që në votimin e 27 dhjetorit 2025, në përfaqësitë... -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Zvicër
-
9 vende skijimi në Zvicër me borë të garantuar Nëse po planifikoni pushime dimërore në Zvicër, disa stacione skish janë të sigurta për borë, falë... -
Zvicra 2026: 7 ndryshime ligjore që duhen ditur -
Zvicra ekstradon në Gjermani një të dyshuar për spiunazh rus -
Zvicër: Linjat e tensionit të lartë do të vendosen kryesisht mbi tokë -
Mbi 2 mijë persona të shtrirë në shtrat nga gripi në Zvicër










