Të tjera
Rexha falenderon pafundësisht klubin Olten, kërkon të realizojë ëndrrën e ligës së parë
Alban Rexha luan si sulmues dhe zhdërvjelltësia e tij u pa gjatë ndeshjes kundër Winterthurit, i cili ishte protagonist i fitores. Në dy ndeshje të hokejit ai ka shënuar tre gola, shkruan “Solothurner Zeitung”.
Në kohën kur nuk përbën befasi zbulimi i një talenti shqiptar për futboll dhe sportet luftarake, kjo nuk është me sportin e akullit – hokejin. Alban Rexha quhet sportisti nga Langnau i kantonit të Bernës, i cili luan për EHC Olten dhe kërkon të shkruajë historinë me këtë klub. Përndryshe ai është shqiptari i parë që ka luajtur ndonjëherë në ndonjë ligë evropiane të hokejit dhe që shënon gol në ligën profesionale zvicerane.
Alban Rexha luan si sulmues dhe zhdërvjelltësia e tij u pa gjatë ndeshjes kundër Winterthurit, i cili ishte protagonist i fitores. Në dy ndeshje të hokejit ai ka shënuar tre gola, shkruan “Solothurner Zeitung”.
“Po më ecën mjaft mirë. Kam një eksperiencë të mirë pas vetes dhe ndjehem mirë mbi akull,” tha Rexha, përcjell albinfo.ch. “Po tentoj të jem lojtar që i shërbej ekipit, ku mund të ndihmoj edhe mbrojtjen edhe sulmin. Deri tani kjo më ka funksionuar krejt në rregull.”
Për shkak të lëndimit Rexha kishte munguar në derbit e fillimit të sezonës, por tashmë shihet se ngjarjet po zhvillohen në favor të tij.
Me Oltenin në ligën e dytë (Swissleague), lojtari me rrënjë nga Kosova ka lidhur një kontratë njëvjeçare, e cila përmban në vete mundësinë e klubit për ta vazhduar edhe një vit. Më përpara ai luante në EHC Chur por pasi që kishte një lëndim në thembër, nuk ishte një kohë të gjatë në dispozicion të klubit.
“I jam falenderues pafundësisht klubit, i cili më dha një shansë, për të ushtruar më tej hokejin profesionist. Po shfrytëzoj gjithë mundësitë, për të përjetuar edhe njëherë ëndrrën,” thotë Rexha, i cili sëbashku me gruan e tij është zhvendosur drejt Oltenit.
Rexha në fund thotë se është sfidë e madhe të luftosh për kategorinë e parë zvicerane, por për këtë ai “lufton çdo ditë”.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave














