CH-Ballkani
Rexhep Berisha, 24 tonë ushqime për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
Ai, në koordinim edhe me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, dërgon një kamion të madh me ushqime dhe lëngje në Shqipëri
Rexhep Berisha është biznesmen i njohur dhe mjaft aktiv në komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ai njihet më shumë si përfaqësues i “Birra Peja” në Zvicër dhe importuesi i parë i kësaj birre dhe prodhimeve të tjera nga Kosova në Zvicër. Po ashtu Berisha me familjen e tij është pronar i një restoranti të suksesshëm në Bazel, shkruan albinfo.ch.
Aktiv edhe në fusha të tjera, jashtë biznesit, Rexhep Berisha në vazhdimësi ka ofruar ndihma në Kosovë e gjetiu, ku ka pasur nevojë. Pas tërmeti që e goditi Shqipërinë, më së shumti nevojë për ndihma kishin dhe ende kanë njerëzit e prekur nga tërmeti. Për këtë arsye Rexhep Berisha vendosi të dërgonte ndihma atje.
Kështu, ai në koordinim edhe me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë, dërgon një kamion të madh me ushqime dhe lëngje për në Shqipëri. Bëhet fjalë për një sasi prej 24 tonelatash që pritet të nisen nga Bazeli me një kamion të kompanisë “Sara Transporte AG”. Kjo kompani është pronë e shqiptarit nga Maqedonia, Hamdi Alijovi, i cili ka ofruar ta bëjë falas transportin deri në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve Pjesëmarrësit tashmë kanë filluar të eksplorojnë koncepte kyçe si diplomacia kulturore, standardet bashkëkohore të mikpritjes...... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës
Jeta në Zvicër
-
SMG: Qiratë shënojnë rritje pothuajse kudo në Zvicër Qytetet e mëdha nxisin rritjen e qirave në nivel kombëtar... -
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë?














