E-Diaspora
Rexhepi, kandidat i vetëm shqiptar në zgjedhjet lokale në Langnau BE
Në zgjedhjet që do të mbahen më 29 tetor për Asamblenë dhe Ekzekutivin Komunal në Langnau im Emmental të Bernës, ka garuar për herë të tretë shqiptari me prejardhje nga Gjilani i Kosovës, Nazim Rexhepi.
Ai është shqiptari i vetëm që i hyn kësaj gare zgjedhore, ndërsa në një intervistë për albinfo.ch ai thotë se do të kandidojë edhe për zgjedhjet kantonale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm në Bernë.
Albinfo.ch: Ju jeni kandidati i vetëm shqiptar në listën e të nominuarve të Partisë Socialdemokrate (PS) në Langnau im Emmental. A mund të na thoni si është pritur nominimi juaj brenda partisë dhe anëtarëve të këtij subjekti?
Nazim Rexhepi: Ky është mandati i tretë që unë dëshiroj të hyj në këtë parlament, nominimi ka qenë nga vetë partia PS, ku dhe kanë kërkuar kanditimin për të dy dhomat, d.m.th, për Dhomën ekzekutive dhe legjislative. Arsyeja ka qenë sepse unë në zgjedhjet e fundit kam qenë shumë aktiv dhe kam sjellë shumë vota për partinë dhe për parlamentarët e Social Demokratëve në këtë komunë.
Albinfo.ch: Fushata elektorale ka filluar edhe zyrtarisht, sa jeni aktiv, cilët janë votuesit që ju i kërkoni nëpër takime dhe me çfarë tema zgjoni vëmendjen e tyre?
Nazim Rexhepi: Fushata ka filluar, mirëpo ne jemi aktiv në rrugë, po ashtu edhe para disa ditësh kemi qenë me stendën tonë në tregun e fshatit.
Albinfo.ch: Në mesazhin tuaj elektoral, ju keni shkruar, ndër të tjera, si preokupim tuajin edhe pagat e punëtorëve, të cilat i keni konsideruar si të varfërisë. Çfarë keni menduar konkretisht me këtë?
Nazim Rexhepi: Unë në pllakatin tim e kam cekur që nuk duhet dhënë punë firmave, të cilat kanë paga të varfërisë, si dhe angazhohem në shumicën e rasteve në Komunën tonë kur është tema e mbledhjeve të nënshkrimeve mbi ndonjë iniciativë politike. Në raste të votimeve gjithmonë unë janë shumë aktiv mbi shpërndarjen e pamfleteve me parullat e votimeve.
Albinfo.ch: Dhe, për fund, ka shumë shqiptarë me të drejtë vote, si do t’ua kërkoni atyre mbështetjen, pse duhet t’ju votojnë ata juve?
Nazim Rexhepi: Në komunën tonë janë përafërsisht 10% migracion, kështu që dëshira ime është të dalin dhe të votojnë në favor të socialdemokratëve, këtë herë kemi edhe një koleg nga Partia Social Demokrate, i cili kandidon për kryetar të Komunës, Niklaus Müller, https://www.niklausmueller.ch/. Ai është angazhuar shumë në komunën tonë për integrimin e migrantëve, si dhe për mundësitë e tyre që të përfshihen në politikë, si p.sh unë. Votuesit duhet të më votojnë mua, sepse unë jam një nga ata të cilët kam thyer akullin në këtë parlament (pra edhe shqiptarët mund të jenë në politikë), imazhi ynë në këtë komunë është shumë i mirë, nga kjo komunë vjen edhe futbollisti Florent Hadergjonaj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













