Rexhepi nuk tërhiqet nga fjalët e dhëna për EULEX-in
Rexhepi ka realizuar një bisedë sqaruese me zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparkes, me kërkesë të këtij të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi nuk ka tërhequr fjalët e tij lidhur me funksionimin e EULEX-it në pjesën veriore të vendit. Madje, ai ka thënë se nuk i bie pishman pse ka deklaruar se nuk ka hair nga EULEX-i.
Pas deklarate, Rexhepi kishte realizuar një bisedë sqaruese me zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparkes, me kërkesë të këtij të fundit, por ai ka mbetur në fjalën e mëparshme.
“Nuk heq as pikë, as presje nga ajo që kam thënë”, ka thënë Rexhepi për mediat, të enjten.
Deklaratat e Rexhepit nxiti reagimin e Sparkesit, i cili nuk është pajtuar me fjalët e ministrit.
Ndërkohë, sipas Klan Kosova, tre zyrtarë të EULEX-it janë duke u hetuar nga vetë misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovës për keqtrajtim të nëpunësve shqiptarë. Sipas dëshmive të këtij televizioni, tre pjesëtarët e EULEX-it kanë keqtrajtuar sistematikisht shqiptarët që punojnë në këtë mision në bazë fetare dhe etnike.
Një nëpunësi shqiptar nuk i është lejuar të shkojë në tualet për të urinuar dhe është detyruar të urinojë në shishe. Ndërsa një nëpunësi shqiptar i është thyer krahu nga një pjesëtar i EULEX-it. Madje, siç raportoi Klan Kosova, mësohet se Stefan Leon, i njohur me nofkën Leo, i cili tashmë është suspenduar nga puna, u ka ndarë shuplaka shqiptarëve.
Lidhur me këto raste zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes ka thënë se fajin e ka dikush në këtë mision që ka njoftuar mediat, ngase dikush, sipas tij, po do që të krijohet imazh i keq për këtë mision.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












