Lajme
Rexhepi priti ministrin e brendshëm të Kantonit të Bernës, Hans-Jürg Käser
Delegacioni zviceran shprehu gatishmërinë e institucioneve të këtij kantoni që të vazhdojë ndihmat për institucionet e Kosovës
Siç bëhet e ditur në një komunikatë shtypi të Minsitrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ministri Bajram Rexhepi, ka pritur sot një delegacion nga Kantoni i Bernës. të kryesuar nga ministri i punëve të brendshme i këtij kantoni Hans-Jürg Käser.
Me këtë rast, ministri Rexhepi e falënderoi delegacionin zviceran për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Zvicra Republikës së Kosovës.
Ministri Rexhepi i ka njoftuar mysafirët nga Zvicra edhe për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe se Ministria e Punëve të Brendshme gjatë periudhës së fundit ka marrë një varg operacionesh për vënien para drejtësisë të personave që janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale.
Delegacioni zviceran shprehu gatishmërinë e institucioneve të këtij kantoni që të vazhdojë përkushtimin për ndihmë ndaj institucioneve të Kosovës dhe vlerësoi raportet e mira mes popullit zviceran dhe atij shqiptar, kur dihet se në Kantonin e Bernës jetojnë një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, thuhet në fund të komunikatës.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












