Kosova
Rezultatet e partive në 3 palë zgjedhje radhazi
Zgjedhjet e 6 tetorit kanë shënuar kthesë të madhe për Kosovën. Ndryshe nga herët e kaluara, kur konstantja e qeverisë ishte Partia Demokratike e Kosovës, ky subjekt tashmë ka shkuar në opozitë. Ndërsa është opozita, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që kanë shënuar fitore, përcjell albinfo.ch.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin kryeson zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, të mbajtura dje, më 6 tetor, me 25.60 për qind, duke lënë pas, pas një gare të ngushtë, LDK-në me 24.90 për qind të votave.
Vetëvendosje në vitin 2017 kishte arritur të sigurojë 27.49 për qind të votave, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25.53 për qind. E para, LVV në zgjedhjet e vitit 2014 kishte arritur të sigurojë vetëm 13.59 për qind, apo 99 mijë e 298 vota, kurse LDK 25.24 për qind, apo 184.594 vota.
Ajo që bie në sy është se Lëvizja Vetëvendosje nuk u dëmtua nga ndarja që pësoi nga një pjesë e saj, PSD-ja, duke qëndruar në një rezultat të përafërt në dy palë zgjedhjet e fundit.
Në anën tjetër, PDK-AAK-Nisma që në zgjedhjet e 11 qershorit 2017 dolën fituese si koalicioni PAN me 33.74 për qind të votave, këtë herë kanë shënuar rënie.
PDK, e cila në këto zgjedhje është renditur e treta, ka arritur të marrë 21.05 për qind, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2014 pati arritur të marrë 30.38 apo 222.181 vota. Ndërsa AAK, e cila në këto zgjedhje hyri në garë në koalicion me PSD-në, së bashku morën 11.53 për qind të votave, kurse në vitin 2014 kur edhe garoi e vetme, AAK kishte arritur të sigurojë vetëm 9.54 për qind apo 69 mijë e 793 vota.
Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate, e cila në këto zgjedhje garoi si koalicion NISMA-AKR-PD, sipas rezultateve të deritashme nuk ka arritur të kalojë pragun, duke siguruar vetëm 4.88 për qind apo 38 mijë e 55 vota. Kjo e fundit më mirë ishte në zgjedhjet e vitit 2014, kur kishte siguruar 37 mijë e 680 vota, apo 5.15 për qind.
Në anën tjetër, 6.72 për qind të votave ka siguruar Lista Serbe, duke shënuar rritje nga zgjedhjet e kaluara. LS, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pati siguruar 6.11 për qind të votave, apo 44 mijë e 499 vota, duke tejkaluar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2014, kur kishte grumbulluar 5.22 për qind të votave.
Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tash ka numëruar 97.37 për qind të votave, ndërsa në proces të numërimit janë edhe 2.63 për qind.
Kujtojmë se në rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit nuk janë numëruar votat me kusht, ato të diasporës dhe personave me aftësi të kufizuara.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord











