Lajme
SVP fiton 3.5% më shumë, Të Gjelbrit humbasin 4%
PS është rritur në 17.4 për qind (+0.6). Qendra (Die Mitte) me 14.7 për qind të votave (+0.9) mund të kalojë FDP-në (-0.5), e cila ka 14.6 për qind
Siç ishte parashikuar në shumicëne sondazheve SVP pritet të marrë 28.9 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Federal, që korrespondon me një rritje prej 3.3, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon projeksioni i parë kombëtar nga instituti kërkimor GFS Bern. Marzhi i gabimit është plus/minus 2 pikë përqindjeje.
Të Gjelbrit, nga ana tjetër, pritet të humbasin 4 pikë përqindjeje dhe të bien në një përqindje votash prej 9.2 për qind. Liberalët e Gjelbër humbin 0.8 pikë përqindjeje.
Sipas parashikimeve, PS është rritur në 17.4 për qind (+0.6). Qendra (Die Mitte) me 14.7 për qind të votave (+0.9) mund të kalojë FDP-në (-0.5), e cila ka 14.6 për qind.
Pas të Gjelbërve, Partia Liberale e Gjelbër (GLP) u bashkohet radhëve të humbësve, duke qenë fituesja e dytë e zgjedhjeve të 2019-ës. Ajo duhet të pranojë një humbje prej 0.7 pikë përqindjeje në 7.1 për qind, shkruan srf.ch.
EVP ka humbur 0.1 pikë përqindje, duke rënë në 2 për qind, Partia e Majtë PdA humbi 0.2 pikë në 0.8 përqind dhe Lega humbi 0.3 pikë në 0.5 përqind. Partia e vogël EDU (e djathtë), nga ana tjetër, ka rritur peshën e saj me 0.3 pikë në 1.3 për qind. Partitë e tjera zënë 3,7 për qind të votave, me një rritje prej 0,9 pikësh.
Marrë në tërësi, spektri i majtë i politikës zvicerane ka rritur praninë në parlament, duke e bërë edhe më të madhe epërsinë ndaj të majtës, e cila po shënon rënie, kryesisht për shkak të uljes së madhe të rezultatit të Partisë së Gjelbër.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












