Shkurt.ch
Rigjykohet serbi: Ka vrarë infermieren që e ka denoncuar për mashtrim sigurimesh
Ai është sërish para gjykatës, kësaj here para asaj të lartë të Bernës, pasi që mbrojtja e tij ka kërkuar që t`i bëhej edhe një ekspertizë psikiatrike për të konstatuar gjendjen e tij
Në tetor të vitit 2013 në Thunstetten (Bernë) serbi atëkohë 53 vjeçar Miloje D. kishte vrarë asistenten e mjekut në banesën e saj. Ajo, sipas tij e kishte spiunuar duke e denoncuar te mjeku dhe për pasojë, ishte zbuluar se ai nuk ishte invalid por po simulonte.
Gjykata e qarkut e kishte dënuar personin e përmendur me 20 vjet burg për vrasje të rëndë. Nga sot, serbi është sërish para gjykatës, kësaj here para asaj të lartë të Bernës, pasi që mbrojtja e tij ka kërkuar që t`i bëhej edhe një ekspertizë psikiatrike për të konstatuar gjendjen e tij. Sipas avokatit, klienti i tij vuan nga një çrregullim personaliteti dhe kjo duhet të merret parasysh, shkruan bernerezeitung.ch. Ndërsa, po sipas tij, ekspertja që e kishte bërë ekspertizën, kishte punuar në mënyrë “shumë sipërfaqësore”, transmeton albinfo.ch. Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga gjykata, si e panevojshme
Pasi që infermierja zvicerane e kishte denoncuar dhe do të dëshmonte se ai kishte mashtruar sigurimin e invaliditetit, një serb 53 vjeçar dyshohet ta ketë vrarë atë. Dëshmia në gjyq, në procedurën për mashtrim të sigurimeve që ndiqej kundër serbit, që prej një viti, do të bëhej më 10 tetor.
Por, gruaja fatkeqe është gjetur e therur me thikë më 1 tetor në banesën e saj në Thunstetten të kantonit të Bernës. I dyshuari për vrasje është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij ka filluar procedura penale nga prokuroria regjionale e Bernës dhe Policia Kantonale, shkruan bernerzeitung.ch.
Pensionisti i invaliditetit nuk ka pranuar vrasjen por janë shumë indikacione që e bëjnë të besueshme se ai është dorasi.
Si pacient që çalonte dhe për këtë merrte pensionin e invaliditetit, infermieres që punonte si asistente në ordinancën për reumatizëm, 53 vjeçari i kishte rënë në sy që kishte filluar të ecte normalisht, përcjell albinfo.ch. Sapo e ka parë se e kishin vënë re, ai kishte filluar sërish të çalonte, tregon nëna e infermieres së vrarë. Kështu, 38 vjeçarja tashmë e vrarë e kishte informuar mjekun përgjegjës për atë që kishte parë dhe për pasojë, ishte inkuadruar edhe sigurimi me detektivët socialë të cilët kishin arritur në konstatimet e njëjta: ai po simulonte.
Procesi gjyqësor është duke vazhduar. Këtë të premte pritet të merret vendimi përfundimtar.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











