Lajme
Rikandidimi i presidentit Joe Biden nuk është i sigurt
Presidenti Joe Biden, që aktualisht është me pushime dimërore në Ishujt e Virgjër të SHBA-së, ka thënë se do të diskutojë me anëtarët e familjes gjatë festave për të vendosur nëse do të rikandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe Partisë Demokrate thonë se është pothuajse e sigurt që zoti Biden do të kandidojë përsëri. Por a do ta sigurojë ai përkrahjen e partisë së tij për të kandiduar sërish?
Distrikti Prince George në shtetin e Merilendit është vendi ideal për të matur pulsin e votuesve, pasi zoti Biden fitoi me 89% të votave atje, përqindja e tij më e lartë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020.
Vetëm rreth një e katërta e 400,000 banorëve me të drejtë vote në këtë zonë zakonisht marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme. Pavarësisht nga pjesëmarrja, rezultati është i parashikueshëm në zgjedhjet e përgjithshme, Demokratët e kanë pothuajse të garantuar fitoren në qarkun më të madh me shumicë afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara.
Ekzekutivi i qarkut, 11 anëtarët e Këshillit të qarkut, sherifi, nëpunësi i gjykatës dhe mbi 20 ligjvënës në asamblenë e përgjithshme të shtetit janë demokratë.
“Nuk ka asnjë republikan që mendoj se do të fitonte brenda Qarkut Prince George”, tha kryetari i Komitetit Qendror Demokrat të qarkut, Kent Roberson.
Nënkryetari i Komitetit Qendror Republikan në Qarkun Prince George është dakord.
“(Fitorja e një republikani) Nuk do të ndodhë gjatë jetës sime. Unë jam 70 vjeç tani. Pra, Merilend është më i mbizotëruar nga demokratët”, tha Jim Wass për Zërin e Amerikës.
Kjo nuk do të thotë se republikanët në qark duhet të heqin dorë nga votimi në zgjedhjet e përgjithshme, tha zoti Wass.
“Do të vijë rasti kur dalja në zgjedhje do të ketë rëndësi”.
Çështja e moshës
Ajo që ka rëndësi për shumë votues të të dyja partive është se zoti Biden, presidenti më i moshuar i SHBA-së, do të ishte 86 vjeç nëse do të përfundonte një mandat të dytë. Por, në këtë qark ku ai fitoi bindshëm në 2016, a do të ishte në gjendje të mposhtte të gjithë sfiduesit e zgjedhjeve paraprake brenda partisë më 2024?
“Unë nuk besoj se ai ka mbështetje totale të padiskutueshme”, i tha zoti Roberson Zërit të Amerikës.
“Nëse shikojmë mbështetjen e ulët popullore, nuk mendoj se janë të gjithë republikanët që ndihen kështu, por ka edhe demokratë. Pavarësisht se si ndihem unë për presidentin, mendoj se jemi gjithashtu të vetëdijshëm se ka individë që janë të shqetësuar nëse ai do të jetë personi që do të vazhdojë detyrën edhe për katër vjet të tjera”.
Presidenti Biden, sipas zotit Roberson, bëri atë që mundi duke e udhëhequr vendin “nëpërmjet një faze tranzicioni nga mandati i Presidentit [Donald] Trump në pozitën ku jemi tani”.
Ashtu si zona të tjera që janë shumë pro demokratëve në të gjithë vendin, demokratët e distriktit Prince George nuk mendojnë të gjithë njëlloj. Ata mund të jenë progresistë, të moderuar, liberalë apo konservatorë. Në vitin 2016, ata bashkuan votat që zoti Biden të fitonte kundër zotit Trump, duke i mohuar këtij të fundit një mandat të dytë.
“Ne të gjithë arritëm të tejkalojmë të gjitha dallimet tona dhe të punojmë së bashku. Por, do të shihni gjithashtu se disa nga ata individë mund të mendojnë se udhëheqja ka nevojë për një kandidat tjetër”, tha zoti Roberson./VOA
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?












