Lajme
Rikthehen atraksionet turistike të ndalura në pandemi

Krocerat turistike duket se po rikthehen në aktivitet, pasi koronavirusi shpërtheu në shumë prej tyre në pranverë, duke e ndaluar në vend industrinë miliarda dollarëshe.
MSC ka zbatuar një seri protokollesh sigurie për të parandaluar që anija, e cila mban më shumë se 8000 pasagjerë e ekuipazh, të mos kthehet në një epiqendër të shpërndarjes së virusit.
Teksa kompani të tjera, si ajo përgatiten të rikthehen në dete, rregullat e reja të Grandiosa paraqesin panoramën që i pret udhëtuesit e këtyre mjeteve, siç janë testet para ngjitjes në anije për COVID-19, maska fytyre, distancim social në zonat e përbashkëta dhe kufizime të ashpra për ekskursionet në portet e huaja.
Anija arriti të përfundojë udhëtimin e saj pa raportuar asnjë rast koronavirusi, duke sjellë shpresa se industria mund të rikthehet në aktivitetet shumë më parë nga sa ishte menduar.
Në udhëtimin e saj të parë post-koronavirus Grandiosa mirpëriti 3,000 pasagjerë që u testuan të gjithë për COVID-19, fillimisht me testin serologjik të anti-trupave, e më pas dhe testin molekular, para ngjitjes në bord.
Një nga pasagjerët në pritje të udhëtimit rezultoi poziv në të dyja testet, tha përfaqësuesi i MSC Cruises, Luca Biondolillo.
“Sipas protokollit të sigurisë, pasagjeri në fjalë dhe bashkudhëtarët e tij nuk u lejuan të ngjiteshin në bord”, tha Biondolillo.
“U ndaluan edhe pasagjerët e tjerë që kishin ardhur në port më të njëjtin automjet me pasagjerin pozitiv”, shtoi ai.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Sa persona nga diaspora kanë aplikuar për votim deri më tani Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qëndror Zgjedhor, ka kumtuar se që nga afati i hapjes për...
-
Lara Gut-Behrami fiton kupën e botës në garën e skijimit
-
Shqiptarja fiton çmimin për astronomi “Michael D. Reynolds”
-
Shtrëngohen edhe më tej masat ndaj Covid -19 në Austri
-
Verifikim i ngadaltë i votuesve nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Lara Gut-Behrami fiton kupën e botës në garën e skijimit Lara Gut-Behrami, gruaja e futbollistit Valon Behrami ka fituar titullin e Botës në sllallom në Kupën...
-
2 mijë raste ditore në javën e fundit në Zvicër
-
Xhemaili rikthehet suksesshëm në Superligën e Zvicrës
-
Kërkohen masa më të ashpra në kufijtë zviceranë
-
Gjeneva ankohet se nuk ka mjaft vaksina