Lajme
Rikthehen sërish vatrat e zjarrit në Suharekë
Disa vatra të zjarreve janë shfaqur sërish sot në komunën e Suharekës.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se janë duke kryer intervenimet e nevojshme.
“Zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale. Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë. Duhet ta kemi parasysh që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme të njëjtën zonë e kishte përfshirë zjarri, i cili në orët e pasdites arriti të lokalizohet.
Ndryshe, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita ka kërkuar nga Qeveria angazhim më të madh në shuarjen e zjarreve.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











