Lajme
Rishi Sunak merr sot postin e kryeministrit, pritet takimi me mbretin Charles
Mëngjesin e sotëm Rishi Sunak do të bëhet zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe, pasi fitoi garën për lidershipin e Partisë Konservatore. Sunak do të udhëtojë sot për Pallatin Buckingham, ku mbreti Charles do t’i japë zyrtarisht postin e kryeministrit, pasi të japë dorëheqjen Liz Truss, përcjell albinfo.ch.
Në orën 09:00 me orën lokale, Truss do të mbajë mbledhjen e fundit të kabinetit, që do të pasohet më pas duke dhënë dorëheqjen tek mbreti. Sunak është kryeministri i parë me prejardhje indiene në Britani dhe njëkohësisht edhe kryeministri më i ri në më shumë se një shekull, 42 vjeç.
Sunak do të marrë detyrën në një kohë kur Britania e Madhe po përballet me sfida të mëdha ekonomike. Sunak ende nuk ka shpalosur ndonjë plan të detajuar për të ringritur ekonominë e vendit, përveç gjatë fushatës që bëri gjatë verës për t’u zgjedhur si lideri i konservatorëve përballë Liz Truss.
Sunak do të jetë kryeministri i katërt radhazi, pas Theresa May, Boris Johnson dhe Liz Truss, që do të marrë pushtetin pa zgjedhje të përgjithshme. Por, nga ana tjetër, opozita ka përsëritur thirrjen për t’u futur në zgjedhje të përgjithshme, duke argumentuar se Sunak nuk ka një mandat demokratik për t’u bërë kryeministër.
Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nuk do të zhvillohen të paktën deri në vitin 2024, pasi konservatorët fituan një shumicë dërrmuese në të fundit në 2019. Sunak nuk është i detyruar të thërrasë zgjedhje të parakohshme sipas sistemit politik parlamentar të Mbretërisë së Bashkuar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Düsseldorf organizon mbrëmje letrare me autoren Jehona Kicaj U prezantua romani debutues “ë”, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të “Deutscher Buchpreis... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova -
Mehas Alija: “I marrim seriozisht këto shqetësime, janë pjesë e debatit demokratik” -
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone -
Teatri “Mërgimtari” nga Kroacia sjell në Shqipëri shfaqjen “Kukulla”
Jeta në Zvicër
-
Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët Me 86 nga 100 pikë të mundshme, Zvicra kombinon një mjedis të qëndrueshëm ekonomik, arsim të... -
Rritet pesimizmi financiar në Zvicër -
Çmimet e naftës: Këshilli Federal refuzon ndërhyrjen -
Kompanitë në Indeksin e Tregut Zviceran lëshojnë 663 milionë ton CO2 -
Crans-Montana: Një i dyshuar bashkëpunon me drejtësinë











