Rita Ora në Prishtinë, “ftuesit” e saj nuk dinë gjë!
Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu duke thënë se presidenca nuk ka njohuri për ardhjen e Ritës në Kosovë
Këngëtarja Rita Ora ka arritur në Prishtinë. Ajo është akomoduar në hotelin “Emerald”, ndërsa thuhet se stafi i saj ka kërkuar për Ritën nga stafi i hotelit, mantia kosovare. Enigmatikë kanë mbetur organizatorët e kësaj ardhjeje të kosovares, e cila është pjesë e kompanisë Roc Nation, shkruan gazetaexpress.com.
Përderisa më parë është thënë se Rita Kosovën do ta vizitojë me ftesë të presidentes Jahjaga, këtë e ka mohuar zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu duke thënë se presidenca nuk ka njohuri për ardhjen e Ritës në Kosovë.
“Ato çka janë përfolur në media nuk janë të sakta sepse presidentja, me sa kam informata unë, nuk e ka ftuar në Ritën”, tha Vllahiu për Express.
As nga Ministria e Jashtme nuk kanë informata për Ritën, njëjtë sikurse nga Ministria e Kulturës. Ndonëse thuhet se kjo ministri e ka sjellë Ritën në Kosovë, ajo nuk ka dërguar asnjë komunikatë për shtyp.
Në mëngjesin e së shtunës lajmin për media e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Kosovapress.
Burime të afërta të kësaj agjencia kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh që të mbahet të hënën, më 10 shtator, në Stadiumin e Prishtinës.
Ky koncert do të mbahet në ditën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani Viktima është një grua 71-vjeçare nga Kosova. Tre të dyshuarit e arrestuar janë një zvicerane 48-vjeçare... -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave
Jeta në Zvicër
-
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali Dy vullnetarë nga Departamenti i Arkeologjisë i Bazelit kanë zbuluar dy monedha ari kelte në një... -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve











