Muzikë
Rita Ora: Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam
Rita Ora mbështet kampanjën për refugjatë: Prindërit e mi u larguan nga Kosova për t’i shpëtuar persekutimit
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka vendosur të angazhohet në një nismë të rëndësishme për ndihmën ndaj refugjatëve, të pastrehëve dhe atyre që përjetojnë pasiguri ushqimore në Londër, përcjell albinfo.ch.
Fushata dimërore po mbështetet nga organizata Comic Relief, e cila ka premtuar 500,000 funte (rreth 566,000 euro) për nisjen e kësaj iniciative.
Në një intervistë për Even Standard, Rita ka ndarë historinë e saj personale si refugjate.
Ajo ka folur për eksperiencën e familjes së saj, që u largua nga Kosova për të kërkuar siguri në Mbretërinë e Bashkuar, duke kaluar nëpër sfida të mëdha për të rindërtuar jetën nga e para. Rita theksoi se ky proces i formoi gjithçka rreth saj, duke i dhënë kuptim jetës dhe karrierës së saj.
“Rritja si një fëmijë refugjat formoi gjithçka rreth asaj që jam. Guximi i prindërve të mi, që lanë gjithçka për një të ardhme më të mirë, ka ndikuar shumë në jetën time dhe muzika ka qenë shpëtimi im,” tha Rita.
Ajo gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mikpritjes dhe mbështetjes që ka marrë familja e saj në vitet e para të jetës në Mbretërinë e Bashkuar, duke theksuar se ndihma dhe hapja ndaj të tjerëve krijon forcën e një komuniteti të vërtetë.
Angazhimi i Rita Orës në këtë fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të ofrojë mbështetje konkrete për ata që janë në nevojë, duke i dhënë një zë refugjatëve dhe njerëzve të pastrehë në Londër.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor













