Lajme
“Rivalitet kebapësh” – shqiptari lëndon rëndë turkun
Djali i pronarit shqiptar të qoshkut të kebapëve e sulmoi fizikisht rivalin turk me ç`rast i shkaktoi lëndime të rënda në kokë
Në qendrën e fshatit Eschenbach të kantonit St. Gallen ishte prej kohësh vetëm një qoshk ku shitej specialiteti turk, kebapi. Atë e mbante shqiptari me ermin Pal P. Ndërsa për të punonte edhe një turk 34 vjeçar.
Kur turku, pasi kishte lëshuar punën kishte hapur edhe ai, 30 metra larg ish shefit të tij qoshkun e vet të ri të kebapëve, lufta tashmë ishte e shpallur.
Ajo mbërriti kulmin të hënën, kur djali 25 vjeçar i Palit e sulmoi fizikisht turkun me ç`rast i shkaktoi atij lëndime të rënda në fytyrë dhe në kokë, shkruan portali “Südostschweiz.ch” dhe ai “blick.ch”. Një helikopter i REGA-s u desh të merrte të lënduarin për ta dërguar në urgjencë. Sulmuesi, edhe vetë me lëndime të lehta, është arrestuar.
Sipas asaj që shkruajnë portalet e përmendura, akti i dhunës në Eschenbach kishte qenë i paralajmëruar prej muajsh. Madje turku kishte deklaruar edhe për gazetën lokale “Obersee Nachrichten” gjatë prillit se rivali i tij e kishte kërcënuar me vdekje, kur ai e kishte hapur qoshkun e tij të ri.
Sipas tij, fqinji shqiptar i kishte ardhur disa herë i armatosur, e kishte kërcënuar e sharë dhe madje, pa ndonjë shkas “i kishte ngrehur veshët djalit të tij pesëvjeçar”.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












