Maqedonia
RMV: 17-vjeçarja vret të miturin, trupin e hedh në lumë
Një krim i rëndë raportohet në fshatin Rogël të Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Një 17-vjeçare është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e një djali vetëm 16 vjeç. Viktima u gjet një ditë pas u shpall i zhdukur nga familja. Trupi i pajetë ishte hedhur në një lumë pranë fshatit. Policia konfirmoi se ka ndaluar vajzën e re pas marrjes në pyetje.
“Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor të Tetovës janë thirrur dy të mitur, prej të cilëve njëra është vajzë 17-vjeçare, që ka pranuar se është kryerëse e veprës, kështu që pas dokumentimit të plot të rastit, gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë ka caktuar masën paraburgimi në afat prej 30 ditëve, e njëjta është dërguar në burgun e Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i sektorit për punë të brendshme, Tetovë
Burimet thanë se ajo e ka pranuar krimin e rëndë. Ndërsa Prokuroria e Tetovës sqaroi se si ka ndodhur ngjarja.
“Pas një debati verbal në makinë në afërsi të vendit të quajtur “Banjiçe”, ajo e ka goditur disa herë me mjet të mprehtë në kokë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda, të rrezikshme për jetën. Më pas ajo e ka hedhur në lumin Shkumbin dhe personi është gjetur i vdekur në lumë”.
Gjykata Themelore e Tetovës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë që vajza e re të qëndrojë të paktën 30 ditë në burg si masë paraprake. Ajo është dërguar tashmë në burgun e Shkupit. /alsatm
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










